Më 13 gusht 1961 filloi ndërtimi i Murit të Berlinit
Më 13 gusht 1961 filloi ndërtimi i Murit të Berlinit
Në këtë ditë të vitit 1961 filloi ndërtimi i Murit të Berlinit, i cili për 28 vitet e ardhshme e ndau Berlinin në dy pjesë.
“Askush nuk ka ndërmend të ndërtojë një mur!”, tha Walter Ulbricht, presidenti i Gjermanisë Lindore më 15 qershor të po këtij viti. Dy muaj më vonë, filloi ndërtimi i murit.
Pas mesnatës së 13 gushtit, policia dhe ushtria e Gjermanisë Lindore mbyllën kufirin e Berlinit të ndarë dhe punimet e ndërtimit nisën në mëngjes. Ishte 156.4 kilometra i gjatë dhe rrethonte të gjithë Berlinin Perëndimor, i cili kontrollohej nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.
Ajo u shkatërrua më 9 nëntor 1989 kur filloi rënia e komunizmit në Evropë.