Sot u transmetua episodi i parë i sezonit të parë të serialit të animuar më të njohur në botë, “The Simpsons”.
Episodi “Simpsons Roasting on an Open Fire”, i njohur edhe si “The Simpsons Christmas Special”, debutoi në kanalin televiziv Fox. Seriali fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm dhe personazhet e Homerit, Marge, Bartit, Lisës dhe Maggie vazhdojnë të shfaqen në episode të reja edhe sot e kësaj dite.
“The Simpsons” është seriali me jetëgjatësinë më të gjatë të prodhimit dhe transmetimit të vazhdueshëm, duke qenë aktiv që nga viti 1989 deri më sot.








