“Më mirë një profesor që vallëzon, se sa një që ushtron dhunë” – postimet e artistëve shqiptarë në përkrahje të profesorit

Profesori nga Vushtrria, Lulcim Paci, është bërë njëri ndër personazhet më të kërkuar e më të komentuar në rrjete sociale gjatë ditës së sotme (e hënë).

Kjo për faktin se u bë viral me disa vallëzime në TikTok, për të cilat mori ofendime e kritika të shumta jo vetëm nga ndjekësit.

Sidoqoftë, një pjesë tjetër e mirëpriti këtë duke treguar përkrahjen në forma të ndryshme, madje edhe me një sfidë të quajtur, ‘ProfaChallenge’.

Reagimet nuk munguan as nga fytyrat publike, të cilët u befasuan nga shkrimet që kanë parë dhe rreth asaj që u tha për profesorin.

Krahas Labinot Tahirit, Adriana Matoshit e Gjikos, mendimet e tyre lidhur me rastin i shprehën edhe Gold AG, Yllka Kuqi, Adelina Ismaili, Engjëllusha Salihu e Ermal Fejzullahu.

Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota:

 

Engjëllusha Salihu (Foto: Instagram)

 

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

 

LEXO EDHE:

Back to top button