Më në fund e morrëm vesh, Loredana dhe Mozzik qenkan bashkë
Mbrëmjen e kaluar u publikua pjesa e parë e dokumentarit të Loredanës, ku u konfirmua njëherë e mirë se ajo dhe Mozzik janë rikthyer bashkë.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.
Reperi shprehet në një moment se:
Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë.”
Në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë.
Pikërisht këtë tatuazh në gishtin e mesit që s’na e kishte treguar më herët, Loredana na e tregoi pikërisht sot, pas zhurmës së madhe mediatike që bëri dokumentari i saj.
Në InstaStory, reperja i tregoi të gjithëve gishtin e mesit, ku dukej fare mirë tattoo-ja i emojit të buzëqeshur të partnerit të saj Mozzik.
Me këtë veprim, ajo i vendosi kapakun të gjitha aludimeve duke konfirmuar kështu se ata janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë!
Pas pjesës së parë janë edhe 3 pjesë të tjera që do shohim në vijim nga dokumentari, ku ndoshta ata kanë zbardhur më shumë rreth asaj që ka ndodhur.
Loredana po ashtu ka përgatitur një album të ri, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe në dhjetor, të titulluar “Medusa”.
Ajo ka publikuar intron e tij, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të albumit. Reperja rrëfen në intro se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe raportin me Mozzik.
Deri tani janë publikuar 3 këngët e para të albumit, teksa pritet të publikojë edhe një këngë me Mozzik.