Meghan dhe Harry tani kanë jetën e thjeshtë që donin, Harryn e ngatërrojnë për një shitës pemësh

Princ Harry dhe partnerja e tij Meghan Markle kërkuan me dëshirë të plotë të hiqnin dorë nga statusi mbretëror dhe të bënin një jetë të thjeshtë.

Ata humbën titujt dhe u larguan nga Pallati Mbretëror, për të nisur një jetë normale me të voglin e tyre, Archie Harrison. Meghan dhe Harry, që tashmë janë vetëm ‘Duka dhe Dukesha e Sussex”, mundohen të bëjnë sa më thjeshtë çdo aktivitet të përditshmërisë.

Së fundmi, ata janë pikasur duke blerë pemën e Krishtlindjeve për shtëpinë e tyre të re dhe kanë bërë pazar bashkë me njerëzit e tjerë. Madje, ata nuk janë vënë re aspak nga qytetarët. Për më tepër një vogëlush i cili nuk e kishte idenë se kush ishte Harry, e ka ngatërruar atë me shitësin e pemëve.

“Meghan dhe princi Harry erdhën në punën time sot dhe ne i shitëm një pemë Krishtlindjesh. Një djalë i vogël vrapoi për tek Harry dhe e pyeti nëse ai punon këtu, pa e ditur se kush ishte”-tregoi një punëtor i dyqanit ku shkoi princi dhe dukesha.

LEXO EDHE:

Back to top button