Memedoviç: Ende është herët që të hiqen certifikatat kundër COVID-19
Është ende herët për revokimin e certifikatave, tha zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, mjeku Zllate Memedoviç.
“Jemi në fazën e transmetimit të gjerë të virusit, kemi një numër të madh të të infektuarve. Heqja e certifikatave që vlejnë për kontrollin e lëvizjes së qytetarëve në ambiente të mbyllura, mund të shkaktojë transmetim më të madh të virusit, sepse certifikata ka peshën e vet dhe mbron ata që nuk mund t’i kenë”, deklaroi Memedoviç.
Komisioni për Sëmundjet Infektive (KSI) propozon që vlefshmëria e certifikatave të personave që kanë kaluar coronavirusin nga 45 ditë të rritet në 180 ditë.








