Melinda paralajmëron bashkëpunimin me Finem

Melinda paralajmëron bashkëpunimin me Finem

Dy artistët e njohur të estradës shqiptare, Melinda Ademi dhe Finem kanë bashkuar forcat për një duet të radhës.

Dyshja prej ditësh kanë ngacmuar fansat që po përgatisin një bashkëpunim ndërsa tashmë këtë e kanë konfirmuar përmes disa fotografive të përbashkëta.

Në imazhet që ndan me fansat në Instagram, Melinda dhe Finem lanë të kuptohet se projekti i tyre do të jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Reperja e shumë hiteve shihet me një veshje të shkurtër ngjyrë portokalli teksa Finemi kombinoi një këmishë shumëngjyrëshe me pantallona të zi.

Foto: Finem/Instagram

Të shumta kanë qenë komentet nga ana e fansave të tyre që padyshim presin me padurim lansimin e këngës më të re nga dyshja e njohur.

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i Melindës është bashkëpunimi me reperin Ledri Vula “A m’ke dasht” që u lansua gjatë sezonit të verës.

Ndërsa, kënga “Anakonda” mban titullin kënga e fundit e Finem e publikuar në prill të këtij viti.

LEXO EDHE:

Back to top button