Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë femër në Itali

Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë femër në Itali

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e Italisë dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.

Meloni pritet gjerësisht të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo do të alarmojë pjesën më të madhe të Evropës pasi Italia është ekonomia e tretë më e madhe e BE-së, shkruan BBC.

Megjithatë, duke folur pas votimit, Meloni tha se partia e saj “Vëllezërit e Italisë” do të “qeveriste për të gjithë” dhe nuk do të tradhtonte besimin e njerëzve.

“Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga “Vëllezërit e Italisë”,” u tha ajo gazetarëve në Romë, duke mbajtur lart një tabelë ku shkruhej “Faleminderit Itali”.

Ajo parashikohet të fitojë deri në 26% të votave, bazuar në rezultatet e deritanishme, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Aleanca e krahut të djathtë të Meloni – e cila përfshin gjithashtu Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit dhe qendrën e djathtë të ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi, Forza Italia – tani duket të ketë kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve, me rreth 44% të votave.

Suksesi dramatik i partisë së saj në votim maskoi faktin se aleatët e saj performuan dobët, me partinë e Salvinit që ra nën 9%, dhe Forza Italia edhe më poshtë.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë i takon presidentit Sergio Mattarella dhe kjo pritet të marrë kohë.

LEXO EDHE:

Back to top button