Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin Politik Europian, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meloni u ndal tek situata në Ukrainë, duke theksuar se nuk është koha për alternativa të reja, por për këmbëngulje drejt një armëpushimi të pakushtëzuar.

“Duhet të këmbëngulim për një marrëveshje serioze paqeje që garanton siguri edhe për Ukrainën. Po vazhdojmë të punojmë edhe në këtë format për të arritur këtë objektiv”, u shpreh Meloni.

E pyetur nga gazetarët nëse do të vizitojë qendrën e emigrantëve në Gjadër, Meloni tha se nuk kishte pasur kohë, por nënvizoi se puna për realizimin e projektit vijon me ritme të shpejta.

“Kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit. Ashtu siç kemi premtuar, jemi në rrugën e duhur”, theksoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button