Memedi: 27 Prilli pasojë e regjimit diktatorial VMRO-BDI

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Memedi në “Programi 200”, deklaroi se zhvillimet e “27 prillit” erdhën si rezultat i regjimit diktatorial të koalicionit qeverisës së asaj kohe VMRO-BDI. Megjithatë Memedi theksoi se pavarësisht ndjenjave dhe emocioneve rrëqethëse që të kujton 27 prilli, targeti i sulmit të personave që u futën në Kuvend, kreu i ASH-së, Ziadin Sela është gjallë dhe vazhdon kauzën për të cilën ishte i gatshëm që të jap dhe jetën. Memedi madje tha se “27 Prilli”, ka nxjerr dështimet e tre subjekteve pulitke. Të VMRO-DPMNE-së e cila asnjëherë nuk është distancuar nga ngjarjet e 27 prillit, BDI-ja u bë murr i gjallë i tezës së Zaevit për të arritur që me ligj të falen, të amnistohen organizatorët e terrorizmit të 27 prillit.

Në aspektin emocional sado që të dëshirojmë t’i harrojmë ato momente, është e pamundur sepse gjithsecili nga ne e ka përjetua në mënyrë të ndryshme. Ekzistojnë incizime dhe saherë që shihet ai tmerr që ndodhi atë ditë normalisht që përshkohet me një rrëqethje. Por krahas asaj, fakti që njeriu që ishte target kryesor i asaj ngjarje tragjike ose i atij akti terrorist të zhvilluar në parlamentin e shtetit, sot është gjallë, është në krye të detyrës dhe çdo ditë e më tepër e forcon misionin apo kauzën për të cilën ishte në gjendje të japi atë që është më e shtrenjta, jetën.  Në rast se i referohemi aspektit politik ngjarja e 27 prillit, nën mendimin tim duhet parë nga tre dimensione kohore: Periudha përpara 27 Prillit, ngjarja e 27 Prillit dhe të gjitha ngjarjet e tjera politike post-festum, gjegjësisht pas 27 prillit. 27 prilli erdh si pasoj e asaj që kishte ndodhur për 10 vite e radhë në shtetin e Maqedonisë së Veriut i cili u shndërrua në një regjim diktatorial nga VMRO dhe BDI. Dhe sigurisht që për të dal nga ajo situatë duheshte një sakrificë përtej asaj sakrificës që quhet një garë e zakontë partiake, dhe sigurisht që ASH-ja në krye me zotin Sela”.

LEXO EDHE:

Back to top button