Mësohen emrat e qyteteve nikoqire të Botërorit në vitin 2026

Kupa e Botës në vitin 2026 dihet prej kohësh se do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, ndërsa së fundit janë shpalosur emrat e qyteteve që do të mirëpresin sfidat e Botërorit.

Plot 16 qytete do të mirëpresin skuadrat më të mira botërore në Kupën e Botës, të cilat për herë të parë do të kenë 48 kombëtare garuese.

Në Kanada do të jenë qytetet e Torontos dhe Vankuver, në Meksikë janë Guadalahara, Meksiko Siti dhe Monterrej, ndërsa 11 qytete vijnë nga Shtetet e Bashkuara si: Atlanta, San Francisko, Boston, Dallasi, Hjustoni, Kanzas Siti, Los Anxhelosi, Majami, Nju Jorku, Filadelfia dhe Sietëll.

Në çastin e shpalljes së qyteteve mikëpritëse, amerikanët bënë një festë të plotë. Në shoqërinë e disa prej përfaqësuesve të tre shteteve, njerëzit u mblodhën në rrugë dhe sigurisht presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, i cili u përshtat shumë me të gjithë spektaklin televiziv.

 

LEXO EDHE:

Back to top button