Mexhiti: Balancuesit i ka kaluar afati dhe është keqpërdorur tejmase

Mexhiti: Balancuesit i ka kaluar afati dhe është keqpërdorur tejmase

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti thotë se Balancuesit i ka kaluar afati dhe është keqpërdorur tejmase. Në një brifing me gazetarët Mexhiti theksoi se është duke u përgatitur ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ndërsa mënyra e mbikëqyrjes së punësimeve, duhet të vendoset nëse do të bëhet përsëri me Balancues apo me ndonjë vegël tjetër. Sipas Mexhitit miratimi i 38 punësimeve nga ana e Ministrisë e Financave vetëm për shqiptarë në Ansamblin e Valleve dëshmon se Qeveria nuk do të përjashtojë shqiptarët nga punësimet.

“Pra do të jetë në frymën që të respektohet kategoria kushtetuese e përfaqësimit adekuat dhe i drejtë i bashkësive etnike në Maqedoni, duke mos i dhënë gjykatës kushtetuese që ta abrogon këtë ligj në të ardhmen, siç e ka abroguar disa deri tani. Këtu dalim te problemi esencial që na e kanë lënë trashëgimi partitë shqiptare në qeverisjet e kaluara. Kanë lejuar që një ligj apo ligjet që sillen me shumë mund, me shumë djersë dhe shumë investim politik që të sillen me dy shumica, të sillen me shumicë të thjeshtë dhe shumicën e badinterit, nesër i kanë mundësuar gjykatës kushtetuese që t’i abrogojë vetëm me shumicë të thjeshtë”, deklaroi Izet Mexhiti, zv.kryeministër i parë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button