Mexhiti: Gjykata Kushtetuese, në shërbim të opozitës

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Alsat lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin i shfuqizoi emrat e rrugëve të Tetovës, tha se kushtetuesja po punon për opozitën, ndërsa fajin e ka BDI-ja që ka miratuar vendim ilegal.

“Faji është që zgjidhja qenë joligjore dhe gjysmake, po të kishte përfunduar, të kishte pasur pëlqim nga Qeveritë e BDI-LSDM ose BDI-VMRO 20 vite, s’do të mundte as kjo Gjykatë e instrumentalizuar ta shfuqizojë këtë vendim, siç nuk mundet ta shfuqizojë pllakën te sheshi “Skënderbeu” i cili është legale”, tha Mexhiti.

  • Po unë prapë thash vendimet tani po merren, jo atëherë.

“Pse është Gjykatë në shërbim të opozitës, për të krijuar probleme, për të krijuar marrëdhënie ndëretnike të komplikuara dhe për të poentuar opozita”, shtoi Mexhiti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button