Jurisprudenca/ Mexhiti: Atë që se bënë ministrat shqiptarë, po ndodh në kohën e Fillkovit
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Alsat theksoi që pavarësisht deklaratave, çështja e provimit të jurisprudencës po bëhet në gjuhën shqipe në kohën kur këtë detyrë po e mban Igor Fillkov.
“Sa i përket zotëri Fillkov i cili ndoshta me deklarata ka dëmtuar, mirëpo atë që s’e kanë bërë ministrat e Drejtësisë shqiptarë, po ndodh pikërisht në kohën kur është zotëri Fillkov, ndërsa VLEN-i imponon që provimi i jurisprudencës të mbahet për herë të parë në gjuhën shqipe”, tha Mexhiti. /Alsat.mk








