Ndikimin serb Mexhiti e arsyeton me “Ballkanin e Hapur”

Kreu i VLEN-it Izet Mexhiti, në intervistën për Alsat theksoi se ndikimi serb në Maqedoni është për shkak të Ballkanit të hapur dhe marrëveshje që ka prodhuar ajo nismë, ndërsa tha se VLEN-i është garant për mbajtjen e vijës pro perëndimore.

“Faktori shqiptar në Qeveri është garant që janë në një vijë me partnerët strategjik, Shtet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian, bashkërisht i luftojmë këto tendenca të cilat janë të përhershme për të penetruar në Ballkan dhe në vendet tjera”, tha Mexhiti.

Dhe shpresoni se kjo nuk do të jetë më në raportin e vitit të ardhshëm? Nuk do të na përsëritet kjo situatë, të rënditet bota serbe, ndikimi rus ndikimi kinez?

“Është edhe në prioritet më të larta të VLEN-it”, shtoi Mexhiti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button