Mickoski: Ali Ahmeti le ta pastrojë partinë nga kriminelët dhe le të reformohet

Mickoski: Ali Ahmeti le ta pastrojë partinë nga kriminelët dhe le të reformohet

Reformoje partinë. Një BDI e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastroji kriminelët nga radhët tuaj, dhe ne do t’ju ndihmojmë në këtë. Këtë porosi Ali Ahmetit ia dërgoi kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristina Micoski nga Konferenca e Unionit të Forcave të Reja, që u mbajt sot në Ohër.

“…Nuk është mirë të nisësh çështjet etnike sa herë që je në opozitë ndërsa kur je në pushtet bëhesh parti e gjelbër. Ke treguar vizion për disa gjëra, por duhet të tregosh vizion edhe përmes projekteve, ideve, garë vizionesh. Duhet të tregosh se e respekton Maqedoninë. Pajtohu, je opozitë dhe disa nga bashkëpunëtorët e tu të afërt duhet të jenë të ndërgjegjshëm për atë që e kanë bërë. Dhe për atë që e kanë bërë, ekziston një institut që quhet përgjegjësi. Ju kam premtuar dhe ju premtoj se do t’ju ndihmojmë ta pastroni BDI-në nga struktura të tilla kriminale”, deklaroi Hristijan Micsoski-Kryeministër.

Opozitën e porositi t’i kapërcejnë ndarjet dhe në vend që të përçajnë njerëzit, siç tha ai, të bashkohen përmes një debati për projekte dhe ide. Me ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në procesin e anëtarësimit, u është bërë shërbim i keq të gjithë skeptikëve dhe forcave që nuk besojnë në BE, tha Mickoski, por shtoi se anëtarësimi i Maqedonisë në BE mbetet prioritet.

“Anëtarësimi në Union duhet të jetë i gjallë, procesi duhet të jetë i gjallë dhe ne do të ofrojmë propozime dhe zgjidhje për tejkalimin e kësaj gjendjeje “status quo”. Dua të theksoj se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do t’i drejtohem dhe do të punoj me Komisionin Evropian dhe partnerët tanë për të gjetur zgjidhje dinjitoze dhe në përputhje me interesat kombëtare, dhe të jem i qartë, nuk pranoj diktate”, shtoi Hristijan Micsoski-Kryeministër.

Ky proces kërkon edhe mirëkuptim nga Unioni. Në këtë proces, tha Mickoski, planifikojnë ta përfshijnë edhe opozitën kur të vijë koha.

“Tashmë javën e ardhshme do t’u dërgoj letër të gjithë të përfshirëve në të cilën do të shpall dhe konfirmoj vullnetin tim të qartë për dialog, reforma dhe gjetjen e një zgjidhjeje”, u shpreh Hristijan Micsoski-Kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button