Mickoski: Hetimet e deritanishme japin indikacione për krime të rënda në Lotarinë Shtetërore, EMV dhe TEC Manastir
Mickoski: Hetimet e deritanishme japin indikacione për krime të rënda në Lotarinë Shtetërore, EMV dhe TEC Manastir

Gazetar: Adrian Kerimi
Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se hetimi në Lotarinë Shtetërore do të nxjerr në pah krime të rënda dhe shokuese. Sipas tij, gjetjet e deritanishme dëshmojnë për një veprimtare të rëndë kriminale e cila pritet të dëshmohet së shpejti.
“Po ka hetim, por nuk mund të ndaj hollësi sepse nuk dua të dëmtoj procesin por mund të ju them vetëm se hetimi është shumë i thellë dhe janë zbuluar krime të tmerrshme. Po ju kujtoj që marrëveshjen me objektin në Vizbeg e abroguam. Kaq”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Situata edhe më e rëndë është ne EMV dhe TEC Manastir. Sipas Mickoskit në këto dy institucione janë keqpërdorur miliarda denarë në import, gërmime dhe shërbimet teknike të makinerive.
“Miliardat janë në pyetje, denarë të kuptohemi, jo euro. Jo vetëm në gërmimin e qymyrit dhe importit por ka edhe prokurimet tjera jo vetëm për qymyrin dhe mazutin por edhe prokurime tjera që janë shumë të dyshimta, transporti, shërbimet e makinerive. Do të ketë përgjegjësi të madhe”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Lidhur me hetimet mbi marrëveshjen për Korridorin 8 dhe 10D, Mickoski tha se po punohet në këtë drejtim por para se gjithash njoftoi fillimin e punimeve së shpejti edhe atë në Manastir dhe aksin Gostivar-Bukojçani si trase me prioritet. /Alsat.mk