Propozimi i Shkupit për ndryshimet kushtetuese nuk shihet me optimizëm nga Brukseli
Propozimi i Shkupit për ndryshimet kushtetuese nuk shihet me optimizëm nga Brukseli
Propozimi i Shkupit për ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar nuk shihet me optimizëm nga Brukseli por as nuk është hedhur poshtë tërësisht. Këtë e deklaroi ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani. Ai nuk zbardhi përmbajtjen e letrës që do të adresohet në Bruskel, nga autoritetet në Shkup. Murtezani shtoi se qeveria ka afat edhe 2 muaj për të ofruar një zgjidhje për ndryshimet kushtetuese, që ka qenë nga kërkesat e VLEN-it. /alsat.mk