Gazetar: Adrian Kerimi
Kandidatin e VMRO-DPMNE-së për president do ta caktojnë 500 delegatë në Konventën që do të mbahet në fillim të muajit mars, shkruan Alsat.
Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski hodhi poshtë pohimet për emra të caktuar se mund të jenë kandidatë, duke shtuar se personi me të cilin partia e tij do të garojë në zgjedhjet presidenciale do të jetë president i ardhshëm.
“Për moment in kemi thirrje publike e cila do të jetë e hapur deri më 21 shkurt. Të gjithë ata kandidatë që janë të interesuar mund të paraqiten dhe më pas Konventa me rreth 500 delegatë do të vendos se kush do të jetë kandidati dhe presidenti i ardhshëm i Maqedonisë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
I pyetur për pretendimet se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mund të jetë kandidat për president, Mickoski e porositi kreun e integristëve që të dalë vetë publikisht ta shpalos kandidaturën dhe të mos lejojë që atë ta bëjë sipas tij makineria propagandistike e Artan Grubit.
“E inkurajoj zotin Ahmeti të merr pjesë në garë. Do ta këshilloja derisa ma pranon këshillën kuptohet, që kandidaturën e tij të mos e publikojë nëpër portale të cilat paguhen nga kabineti i bashkëpunëtorit tij më të afërt. Vlerësoj se duhet të dal dhe vetë ta jep lajmin se kandidon. Nuk duhet të fshihet pas spinave të tillë”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Kreu i opozitës maqedonase komentoi edhe zhvillimet në bllokun opozitar shqiptar duke vlerësuar se pas 22 viteve ka ardhur koha që opozita shqiptare të qëndrojë e bashkuar dhe më 8 maj ta sjellë ndryshimin në bllokun politik shqiptar./ Alsat.mk








