Mickoski: Jemi shumë pak, për të krijuar konceptin e ndarjeve

Jemi shumë pak në Maqedoni për të pasur koncept të ndarjeve, është shprehur lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat. Siç tha ai, politikat retrograde dhe politikanët që na kthejnë në të kaluarën, nuk mund të kenë sukses.

“Jemi pak në Maqedoni për t’u ndarë dhe për të pasur dallime, veçanërisht të shekullit të 19 -të dhe fillimi i shekullit të 20-të,” ka deklaruar Mickoski.

I pyetur nëse Maqedonia i përket shqiptarëve, Mickoski u përgjigj:

“Maqedonia i përket të gjithë qytetarëve. Për shkak se shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh në Maqedoni – po, Maqedonia u përket edhe shqiptarëve”.

LEXO EDHE:

Back to top button