Mickoski: Ka çështje shumë më të rëndësishme sesa numrat dhe përqindjet

Kreu i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat nuk ka dashur të flasë për përqindjen e statistikave nga regjistrimi, duke thënë se ai e sheh Maqedoninë si një vend të të gjithë njerëzve dhe se ka shumë gjëra për njerëzit më të rëndësishme se numrat.

“… të shohim nëse njerëzve që i prezantoni në përqindje mund t’ua bëjmë jetën më të mirë si njerëz, jo si përqindje … Ne mund të flasim për të ardhmen nëse e braktisim retorikën e përqindjeve dhe flasim për të njëjtën kauzë, dhe kjo është një e ardhme e re në të cilën ju dhe unë do të kemi më shumë para në xhep… Dhe ata 14 persona që u dogjën, nuk ishin të interesuar për përqindjet apo kushtet në të cilat ata janë akomoduar. Ata kërkuan të shërohen, por për fat të keq, u dogjën të gjallë”, tha ndër të tjera Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button