Mickoski pret zgjerimin e hetimit për kontaminimin e ujit në Gostivar

Gazetare: Ajnur Bafqari

Derisa vazhdojnë aktivitetet për sanimin e gjendjes me ujin në Gostivar, kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret zgjerim të hetimit për rastin. Ai tha se institucionet po veprojnë dhe po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për këtë rast.

“Prokuroria ka vepruar dhe po vepron, dhe tashmë kemi persona që janë siguruar, janë dëgjuar dhe kështu me radhë dhe pres që të kemi zgjerim të hetimit. Përgjegjësia është vërejtur, po ndërmerren masa, tashmë është siguruar ujë për shfrytëzim teknik”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Kryeministri shprehet i lut qytetarët për durim, duke theksuar se shumë shpejt përskaj përdorimit për nevoja teknike, uji në Gostivar do të jetë i sigurt për pije.

“Tani për momentin ndodh procesi i hiperklorimit që e kryejnë ekspertë nga ndërmarrja publike, Ujësjellësi Shkup. do ditë merren mostra, analizohen të njëjtat dhe tashmë mund të them se shkojmë në situatë kur ndoshta për herë të parë për dekada, në Gostivar, qytetarët do të mund të përdorin ujë për pije, që në aspekt bakteriologjik do të jetë në rregull. Por unë bëj lutje për durim, sepse kemi qasje serioze dhe e kryejmë punën seriozisht. Unë pres, shumë shpejt prej sot, përskaj ujit që e përdorin për nevoja teknike edhe ujë për pije”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjendja me epideminë në Gostivar është stabile dhe po monitorohet vazhdimisht. Një ditë më parë janë regjistruar gjithsej 60 kontrolle të para.

“Edhe pse është shënuar rritje ditore, trendi i përgjithshëm mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me kulmin e 18 korrikut, kur u evidentuan 649 kontrolle. Nga 14 deri më 31 korrik janë regjistruar gjithsej 4.543 kontrolle të para. Deri më tani janë pranuar 1.028 paraqitje formale për sëmundje infektive dhe janë përgatitur 730 anketa të reja epidemiologjike, me përfshirje prej 71 për qind”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë,
Nga Qyteti i Shkupit nuk japin detaje për analizat e ujit dhe nuk dihet saktësisht se kur uji mund të jetë i sigurt për pije dhe gatim./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button