Mickoski: Të sëmurët kronik të lirohen nga puna

Kreu i VMRO-DPMNE-së përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka kërkuar nga qeveria që urgjentisht të sjell vendim që të sëmurët kronik dhe të gjithë ata që janë mbi 60 vjeç të lirohen nga puna, përfshi sektorin shtetëror dhe atë privat.

“Ministër Filipçe ju ftoj që bashkë me Zaevin të sillni vendim për lirimin nga puna të të gjithë personave të sëmurë kronik në sektorin shtetëror dhe atë privat, si dhe të gjithë personat e moshës mbi 60 vjeç, si grupe më të rrezikuara. Shteti patjetër të grumbulloj forca që ta bartë më vetë këtë barrë, sepse jeta e njeriut nuk ka çmim, t’i mbrojmë qytetarët, të shpëtojmë çka është e mundur më shumë jetë. Për arsye se çdo jetë është e rëndësishme!”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button