Mihalis Rokas edhe zyrtarisht ambassador i ri i BE-së në Shkup

Mihalis Rokas edhe zyrtarisht ambassador i ri i BE-së në Shkup

Diplomati grek Mihalis Rokas do të jetë ambasador i ri i Bashkimit Evropian në Shkup. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell zyrtarisht emëroi Rokasin për t’u shërbyer si ambasador i ri në Maqedoninë e Veriut. Rokas, i cili punon për disa dekada në diplomacinë evropiane, është ambasador aktual i BE-së në Malajzi. Përpara kësaj, ai ka shërbyer si i Ngarkuar me Punë të BE-së dhe Shef i Delegacionit në Zelandën e Re, dhe më pas si Shef i Departamentit të Mbështetjes së Delegacionit në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm. Borrell ka emëruar gjithsej 44 drejtues të rinj delegacionesh dhe zyrash të BE-së në mbarë botën. Procesi i emërimit të tyre do të bëhet zyrtar pas miratimit nga vendet pritëse. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button