“Milionerë me një biletë”, çifti britanik fitojnë 228 milionë dollarë në lotari

“Milionerë me një biletë”, çifti britanik fitojnë 228 milionë dollarë në lotari

Një çift në Angli kanë fituar plot 184 milionë paund apo 228 milionë dollarë, në një lotari të përjavshme, duke siguruar shumën më të lartë të fituar ndonjëherë në një lojë fati, duke thyer çdo rekord në Britaninë e Madhe.

Çifti i bashkëshortëve jeton në qytezën e vogël të Cheltenham në Angli. Biletën, Joe dhe Jess e kishin blerë më 10 maj, krejt rastësisht. Joe tha se e kuptoi që kishte fituar teksa nisi të kontrollojë biletën në orën 05:00 të mëngjesit, teksa kish nxjerrë shëtitje qentë e tij.

Të dy, burrë e grua, thanë se do ta lënë punën e se do të shfrytëzojë paratë e fituara për të shijuar udhëtime qark botës, bashkë me familjen e miqtë e tyre. Thonë se do ta nisin nga Hauai, ëndrra e tyre që në fëmijëri.

Rekordi i mëparshëm i fituar në një lotari në Britani ishte në 170 milionë paund. Mediat në Angli thonë se tashmë çifti Thwaite janë më të pasur edhe se vetë Adele, këngëtarja më e pasur e Britanisë së Madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button