Millanoviq fiton mandatin e dytë si president i Kroacisë

Millanoviq fiton mandatin e dytë si president i Kroacisë

Zoran Millanoviq e ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë sipas rezultateve të para pas numërimit të votave. Dalja në zgjedhjet presidenciale në Kroaci ishte mbi 44 për qind, sipas të dhënave fillestare. Kroaci, faleminderit tha Millanoviq para gazetarëve. Roli i presidentit në Kroaci është kryesisht ceremonial.

Kreu i shtetit nuk mund të vërë veto ndaj ligjeve, megjithëse ka fjalën e tij në politikat e jashtme dhe në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjatë mandatit të tij, Millanoviq, një ish-kryeministër populist e ka kundërshtuar kryeministrin Andrej Plenkoviq në lidhje me politikat e jashtme dhe publike. Millanoviq viteve të fundit e ka përdorur gjithnjë e më shumë retorikë populiste dhe shpesh fyese për të kritikuar Bashkimin Evropian dhe zyrtarët lokalë. Millanoviq ka shërbyer si kryeministër nga viti 2011 deri më 2016.

“Sa i përket çështjes së mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, siç thotë kushtetuta, unë do të jem komandanti suprem. Pra, jo vetëm i barabartë, por personi më i lartë përgjegjës. Sepse kështu thotë Kushtetuta. Për Kroacinë që duam. Besnik ndaj atdheut. Rroftë Kroacia jonë”, deklaroi Zoran Millanoviq, Kandidat presidencial. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button