Minatorët në Angola nxorën diamantin më të madh në 3 shekuj e fundit, 170 karat

Minatorët në Angola nxorën diamantin më të madh në 3 shekuj e fundit, 170 karat

Në minierën Lulo u gjet diamanti rozë pre 170 karatësh që besohet se është një prej më të mëdhenjve të gjetur deri tani e pritet të shitet për çmim marramendës, transmeton Gazeta Metro.

Operatori australian i minierës në verilindje të Angolas, një rajon i pasur me diamante, ka njoftuar se diamanti u gjet në minierën Lulo, dhe emrin ia vunë ‘Trëndafili i Lulo’s”. Ky është një prej diamanteve më të mëdhenj rozë të gjetur në tre shekujt e fundit sipas raporteve.

Gjetja e diamanteve IIa, një prej më të rrallëve dhe më të pastërve të gurëve natyror, është përshëndetur edhe nga qeveria e Angolës, që është partner në minierë.

Trëndafili i Lula do të shitet dhe pritet të tejkalojë shumëfish rekordin e deritanishëm prej 71.2 milionë dollarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button