Ministri i Transportit i Turqisë filmoi veten duke ngarë makinën me 225 km/orë ndërsa dëgjonte muzikë: Ai u gjobit!
Ministri i Transportit i Turqisë është gjobitur për shpejtësi tej normave të lejuara pasi postoi një video të tij duke drejtuar makinën në një autostradë me këngë popullore që dëgjohen nga makina e tij nën hashtagun #TurkeyAccelerates.
Ministri Abdulkadir Uraloğlu ndau në internet një video që e tregonte duke ngarë makinën në një autostradë pranë kryeqytetit Ankara duke dëgjuar këngë popullore dhe fragmente nga fjalimet e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Në disa video të ndara, të cilat pa dashje tregojnë shpejtësimatësin, ai mund të shihet duke arritur shpejtësi midis 190 dhe 225 km/orë. Shpejtësia e lejuar në këtë autostradë në Turqi është 135 km/orë.
Disa orë më vonë, Uraloğlu e ripostoi videon, duke pranuar se ishte gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, duke shkruar se duke e shpërndarë videon, e kishte shkaktuar vetë atë.
Türkülerle Ankara-Niğde Otoyolu hatırası… 📹🎶
Yorulduğumuzda Sn. Cumhurbaşkanımızdan ilham alıyor, “Yeterince çalışmadık” diyerek yolumuza devam ediyoruz…#TürkiyeHızlanıyor 🇹🇷 pic.twitter.com/iGToOlTpfD
— Abdulkadir URALOĞLU (@a_uraloglu) August 24, 2025
“U ula pas timonit për të kontrolluar autostradën e Ankarasë – pa dashje e kalova shpejtësinë e lejuar për një kohë të shkurtër. Në fakt, e dënova veten me videon”, shkroi ai.
Gjoba, një kopje e së cilës ai publikoi, tregonte se Uraloğlu po ngiste me 225 km/orë dhe u gjobit me 9,267 lira turke (190 euro).
“Që tani e tutje, do të jem shumë më i kujdesshëm. Respektimi i shpejtësisë është i detyrueshëm për të gjithë”, tha ministri.








