Irani njofton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit
Komanda e ushtrisë së Iranit tha se po mbyll Ngushticën e Hormuzit për kalim tregtar në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme izraelite në jug të Libanit. Në deklaratën e publikuar nga transmetuesi shtetëror iranian, mbyllja e Ngushticës së Hormuzit u përshkrua si hapi i parë i përgjigjes së Iranit ndaj asaj që e cilësoi si shkelje të marrëveshjes nga armiku. Komanda ushtarake paralajmëroi se masa të tjera për ta detyruar palën tjetër të përmbushë zotimet e saj do të vendosen në agjendë nëse vazhdon ajo që e quajti agresion. Duke folur për Fox News, nënpresidenti amerikan, Vance, tha se deri tani nuk ka asnjë provë se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur. Sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të Libanit vetëm disa orë pasi u shpall armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut lanë të paktën 10 të vdekur./Alsat.mk.








