Miratimi i vaksinës në Evropë, vendimi më 23 dhjetor

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn konfirmoi se Agjencia Europiane e Medikamenteve do të aprovojë vaksinën kundër Covid të Pfizer-Biontek më 23 Dhjetor, duke përshpejtuar vlerësimin dhe aprovimin e medikamentit për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve në Gjermani dhe në vendet e tjera të Europës. Gjermania po i ashpërson masat kufizuese teksa mundohet të mbajë nën kontroll përhapjen e infektimeve.

“Ky është një lajm i mirë që vaksina do të aprovohet më 23 dhjetor. Pra, nëse të dhënat që po analizohen, e lejojnë një gjë të tillë. Gjithsesi jemi optimistë që medikamenti do të aprovohet më 23 dhjetor. Ky është një lajm i mirë për ne dhe të gjithë vendet e Bashkimit Europian”, tha Spahn, raporton Euronews.al.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Ambasada gjermane në Shqipëri njoftoi se do të duhet të futen në karantinë të detyruar 10-ditore të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Shumica e popullsisë së botës nuk pati të ardhura për t’u përballur me pasojat e pandemisë së coronavirusit. Kështu thotë një raport i shoqatës Oxfam, që nënvizon se më problematike situata ka qenë në vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

LEXO EDHE:

Back to top button