Mjekët amë vazhdojnë grevën – Ministri i Shëndetësisë: Ndryshimet me bisedime, jo me greva

Mjekët amë vazhdojnë grevën – Ministri i Shëndetësisë: Ndryshimet me bisedime, jo me greva

Gazetar: Adnan Qaili

Në ditën e dytë të grevës së mjekëve amë, në mjekësinë primare trajtohen vetëm rastet urgjente. Kjo formë e protestës tre ditore, nuk po ju pëlqen autoriteteve shëndetësore, duke theksuar se mbetën pacientët pa marr shërbimet mjekësore, shkruan Alsat.

Por, nuk dihet afati se kur mund tu realizohet premtimi që iu është dhënë që koeficienti çmimit të jetë 90 denarë për çdo pacient në muaj. Ministri Shëndetësisë Bekim Sali tha se kjo zgjidhje është definuar në ndryshimet ligjore që janë në fazën finale.

“Ne si Ministri nuk kemi arritur të bindim vetëm një pjesë të vogël apo 25% e mjekëve amë, dy nga tri shoqatat e mjekëve amë nuk janë pjesë e kësaj greve që do të thotë nuk bojkotojnë punën, ku e pësojnë pacientët dhe jo sistemi. Ndryshimet në sistem bëhen me bisedime dhe jo me greva, që për fat të keq, janë pacientët ata që mbeten pa marrë shërbimet shëndetësore”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Por nga Shoqata e Mjekëve Amë thonë se akoma nuk i ka kontaktuar askush nga Ministria e as nga Fondi Shëndetësor.

Kreu i kësaj shoqate, Liljana Çollakova-Dervishova kumtoi se kjo grevë është vetëm fillimi për të kthyer dinjitetin e mantel bardhëve dhe për të mbajtur mjekët e rinj brenda shtetit.

“Përveç tjerash, me prioritet e kemi rritjen e koeficientit të çmimit për shërbimet shëndetësore, nuk dimë nëse në Qeveri apo në Ministrinë e Financave, dikush duhet të merr vendim. Me gjithë këto shtrenjtimet e çmimeve, për pesë vjet rresht gjithandej ka pasur lëvizje vetëm në sektorin tonë kemi ngecje”, thonë nga Shoqata e Mjekëve Amë.

Greva e mjekëve amë filloi dje, do të vazhdojë deri nesër. Ata vendosën që me anë të një proteste tre ditore, të mos japin udhëzime dhe receta, për t’ju rritur vlerën e pagesës për shërbimet mjekësore.

Sipas kontratave që doktorët amë privat lidhin me Fondin Shëndetësor, për çdo pacient që kanë në mjekësinë familjarë në muaj marrin nga 63 denarë, kërkesa e tyre është kjo shumë të rritet mbi 90 denarë.

Sikurse mjekët e përgjithshëm, kërkesa për rritjen e koeficientit kanë edhe stomatologët dhe gjinekologët amë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button