Mjekët në Kozle paralajmërojnë protesta, kërkohet shkarkimi i drejtorit

Përmes një letre të hapur personeli mjekësor i Institutit të sëmundjeve të mushkërive të fëmijëve – Kozle kërkon shkarkimin e drejtorit Angelço Andonovski. Ankohen se ai rrallë vjen në Klinikë dhe asnjëherë nuk bashkëpunon me stafin sidomos në këtë krizë të pandemisë. Letra e nënshkruar nga 29 specialistë të kësaj klinike shpreh shqetësimin se personeli i njëjtë ka punuar edhe me të sëmurët me CoVid dhe repartet e tjera. Ata thonë se për të shmangur infektimin janë detyruar të ndërrojnë rrobat në makinat e tyre. Ndër tjerash, në letër thuhet se Andonovski po u ushtron mobing pediatreve.

Kolegjiumi Mjekësor i ISMF-Kozle

“Në vend që të zgjidhim bashkërisht problemet, drejtori ynë e zgjidh problemin duke bërë mobing më shpesh tek specialistët, në mënyrë të vazhdueshme, individuale dhe ka një raport poshtërues ndaj të gjithë punonjësve. Përmes një aplikacioni të instaluar në celularin e tij, ai monitoron vazhdimisht punonjësit përmes kamerave në spital dhe ‘gjuan viktimat’ duke u dërguar mesazhe me keqdashje, kërcënime dhe gjobitje nga paga. Kjo dëshmohet nga shumë mesazhe në celularët e pediatërve.”

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se dy herë kanë zhvilluar takim me personelin mjekësor të Kozles prej ku u është premtuar se do të gjejnë një zgjidhje. Nga ky premtim pediatret thonë se kaluan tre muaj andaj thonë se hapi i radhës do të jetë protesta dhe bllokimi i hyrjes së Klinikës në Kozle. Një nga padeiatre në kushte anonimiteti na tha se për shkak të gjendjes së padurueshme nuk përjashtohet munsdësia e largimit të kuadrit mjekësor.

“Personeli është vërteti i dëshpëruar, tani më gjatë kohë shumë kolegë, specialistë pediatër kanë lëshuar vendin e punës madhe edhe infermiere. Shumë kolegë nëse drejtori nuk shkarkohet në plan kanë që të japin ata dorëheqje. Gjithsesi, në plani kemi që nëse në kohën më të shkurtër nuk ndërrohet drejtori aktual ne do të dalim në protestë dhe publikisht do veprojmë para të gjithëve e do diskutojmë për problemet tona.”

 Ata thonë se nuk ka as hapësirë të ndarë për pranim të fëmijëve pacientë për ekzaminime fillestare.

“Ndonëse nuk kishin guximin ta thoshin para kamerave mjekët e kësaj klinike thonë se në zonën e kuqe ku është prapa meje kontrollohen të gjithë fëmijët me apo pa simptome të CoVid-19 që nënkupton se edhe ata për sëmundje tjera mund të infektohen nga ky virus.”

Për një gjë të tillë habiten prindërit, por thonë se i kanë të pashmangshme kontrollet për fëmijët.

“Vetëm në bazë të mediave kam qenë i njoftuar, përndryshe nuk e kam ditur se kur erdhëm e pamë një repart andej që ishte si zonë e ndaluar, e këndej llogarite si zonë e gjelbër. Por, nuk pash ndonjë telashe vetëm se kemi hezituar të vijmë qe 6 muaj këtu.”

Drejtori Andonovski nuk pati kurajën të dal të flet para kamerës sonë, ndonëse ishte në zyrën e tij. Ai përmes telefonit na tha se edhe sot ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai ka injoruar disa herë edhe personelin mjekësor, të cilët thonë se kërkuan takim për problemet.

Përgatiti: Adnan Qaili

 

LEXO EDHE:

Back to top button