Takim Osmani-Zaharieva, javën e ardhshme

Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, i ka cilësuar si spekulime informatat e publikuara ditë më parë në portali “Politico” se pala bullgare nuk do të bllokojë Konferencën Ndërqeveritare të Maqedonisë me BE-në dhe do ta njohë identitetin maqedonas, nëse Maqedonia të pranoj se gjuha maqedonase buron nga bullgarishtja. Gir shtoi se me rëndësi është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të arrijnë marrëveshje sa më shpejtë. Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njoftoi se javën e ardhshme pritet të ketë takim me homologen bullgare Ekaterina Zaharieva. Osmani shtoi se grupet e punës vazhdojnë punimet dhe kanë bërë hapa përpara drejt zgjidhjes.

Ekzistojnë shumë spekulime në media për shumë tema. Mendoj se nuk ja vlen të shtoj diçka në lidhje me ato spekulime. Me rëndësi është të themi se duhet të vazhdojnë diskutimet. Tani duhet të arrihet marrëveshje për kornizën negociuese si pikë referuese në negociatat qasëse drejt BE-së- deklaroi Dejvid Gir, ambasador i BE-së në RMV.

Me siguri do të kemi takim edhe javën e ardhshme, megjithatë nuk mund të them për momentin për formatin e takimit, vendin se ku e kështu me radhë. Megjithatë do të gjejmë mënyra të shihemi- pohoi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm. 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button