Mjekët nuk heqin dorë nga protestat, kërkojnë rritje pagash

Mjekët nuk heqin dorë nga protestat, kërkojnë rritje pagash

Gazetare: Vjollca Aliti

Shumica e punonjësve shëndetësor i morën pagat e vonuara nga Fondi Shëndetësor. Pak klinika kanë mbetur ku nuk janë bërë pagesat. Megjithatë mantelbardhët nuk zmbrapsen nga protestat. Të mërkurën punonjësit shëndetësor në gjithë Maqedoninë do të dalin në protesta nga ora 10 deri në orën 10.30 për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Ndër tjera ata kërkojnë rritjen e pagave të tyre si dhe kërkojnë që asnjëherë më mos të ndodhë vonesë e tillë e pagave.

“Njëra nga kërkesat tona është që sa të vijë ministri i ri i Shëndetësisë të firmoset ajo marrëveshje kolektive përmes së cilës arritëm marrëveshje për rritje prej 3000 denarësh bruto të personelit mjekësor me shkollim të mesëm dhe të lartë dhe 2000 denarë bruto për të gjithë punonjësit e tjerë në institucionet shëndetësore. Kërkesë tjetër është që të marrim pjesë në bisedimet për ligjin e ri për sistemin e pagave sepse kështu si jemi d.m.th. e kufizon të drejtën e sindikatës për të drejtat e punonjësve. Dhe përmes ndryshimeve mundësohet pjesëmarrja e sindikatave jo vetëm në caktimin e pagave por dhe të drejtave të tjera”, deklaroi Gordana Dimeska, Infermiere.

“Për çdo ditë, mjekë e infermierë , teknikë ikin nga këtu, mjeshtër nuk kemi. Infermiere mungojnë në çdo Klinikë të paktën nga 5, absolutisht nuk kanë ndjesi për shëndetësinë publike ndërsa 90% e qytetarëve trajtohen në Klinikat shtetërore. Le të na tregojnë, a ju duhet shëndetësia publike apo jo?”, tha Predrag Serafimovski, Kryetar i Sindikatës së pavarur të Shëndetësisë.

Protestat e punonjësve shëndetësorë vijnë pas vonesës së pagave të tyre nga ana e Fondit Shëndetësor i cili si pasojë sulmeve kibernetike, për gati dy javë ishte thuajse tërësisht jashtë funksionit. Nga dje, i njëjti është zhbllokuar thuajse tërësisht. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button