Mjekët që u kujdesën për të lënduarit nga zjarri në diskotekën „Puls“ në Koçan, në një panel në Shkup

Gazetar: Petar Çaushevski

Pas përfundimit të trajtimit në spitalet e huaja, pjesa më e madhe e të lënduarve nga zjarri në diskotekën „Puls“ në Koçan janë kthyer për rehabilitim në spitalin e Koçanit. Drejtoresha e spitalit, Katerina Mirçovska, thekson se ata kanë pasur trajnime të posaçme për t’i trajtuar të lënduarit.

“Kur të lënduarit u kthyen, ne tashmë kishim infermiere, fizioterapistë dhe specialistë, të cilët i kryenin masazhet mbi shenjat e djegieve, domethënë terapinë fizikale. Për më tepër, të gjitha sipërfaqet më të vogla ku ende kishte plagë në lëkurën e tyre u trajtuan kryesisht në spitalin e Koçanit”, deklaroi Katerina Mirçovska, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm – Koçan.

Drejtori i spitalit të Shtipit, Vlatko Zaharievi, ku fillimisht u dërguan të lënduarit nga zjarri, theksoi se pasi u thirr menjëherë erdhi në spital dhe u mobilizuan të gjithë punonjësit. Nga spitali i Shtipit, të lënduarit u transferuan në spitalet nëpër Shkup.

“Fëmijët humbnin vetëdijen shumë shpejt dhe këtu bëhej reanimimi. Një gjë që e inicova ishte shkrimi i emrave në trupat e fëmijëve, sepse ata ishin pa dokumente personale”, tha Jasmina Gjorgjievska, drejtoreshë e Klinikës Universitare për Kirurgji Plastike.

Mbështetja e ndërsjellë dhe humanizmi janë më të rëndësishmet kur bëhet fjalë për tragjedi, theksuan në panelin në Shkup mjekët që trajtuan të lënduarit nga zjarri në diskotekën „Puls“ në Koçan, si dhe kolegët e tyre nga shtetet evropiane./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button