Mojanca e shkëputur nga kryeqyteti, probleme të shumta për fshatarët

Mojanca e shkëputur nga kryeqyteti, probleme të shumta për fshatarët

Gazetare: Ajnur Bafqari

Familja Jashari, është në mesin e 2 mijë banorëve që jetojnë në fshatin Mojancë të komunës së Haraçinës, i cili ndodhet jo më shumë se 13 kilometra larg kryeqytetit. Për dallim nga zhurma e përditshme e qytetit, jeta në këtë fshat ka mbetur mbrapa në kohë.

“Si jetojmë, me vështirësi, me të këqija, s’ka asgjë këtu, as ujë, as shitore, as rrugë, as ambulancë, rrugën e patë edhe vetë se si është… Kështu jetojmë… (Ju a e bëni bylmetin vetë, e shoh se keni edhe kafshë shtëpiake) Dy lopë janë të miat, dy të vëllait, e ka atje shtëpinë. Ne vetëm që bëjmë për vete, sa mund të bëjmë diçka, bylmetin e kemi për veti. Miellin, ushqimet për lopët i blejmë vetë. Vera e thatë është, ujë nuk ka askund, ujë edhe për vete mezi që kemi. Ja këtë kopsht mezi që e bëj me pak ujë, pasi nuk ka…(A punoni ndonjë gjë) Asgjë, me ndihmë sociale, ndihmë sociale marrim nga pak…”, tha Idriz Jashari, Kryefamiljar.

Janë katër anëtarë të familjes, por për shkak të sëmundjes së kryefamiljarit, barra më e madhe bie mbi zonjën e shtëpisë. Ajo zgjohet akoma pa gdhirë për t’i arritur të gjitha obligimet e ditës.

“Rëndë shumë rënd, jam vetë në shtëpi. Brenda vetë jashtë vetë…11:40 Zgjohem në pesë e gjysmë, e zë bukën, vij i rregulloj lopët, u jap për të ngrënë, pastroj mbetjet dhe i lëshoj për kullosje. Burri ndonjëherë kur mundet del, kur nuk mundet nuk del, kështu vet.. Kemi një 3-4 pula sa të themi.. 12:18 Dimrit shumë vështirë, është rënd se kafshët andej këtej, duhet të vesh çizmet dhe të dal, dimrit edhe borë bie, më pastaj edhe ngrihet uji, duhet të shkojmë të bartim deri te xhamia me kolicë, rënd sa të duash”, u shpreh Kadishe Jashari.

Nuk kanë makinë, as transport të organizuar, ndërsa gjithmonë kur u duhet të shkojnë në mjek, duhet të thërrasin taksi, apo të kërkojnë ndihmë nga të afërmit e tyre.

“ Edhe vetë jam i sëmurë prej zemrës…10:14  Jeta e vështirë këtu, shumë e vështirë, shumë keq, më shumë për rrugë, mjek, ujë e këto… Për të shkuar në mjek, duhet të shkojmë në Haraçinë ose Hasanbeg, ( a keni veturë) Jo, thërrasim ndonjë taksi, dikush me kënd kemi muhabet…” shtoi Idriz Jashari, Kryefamiljar.

Banorët e fshatit Mojancë e mbajnë të gjallë shpresën se një ditë autoritetet do të kujtohen për ta, të paktën për të rregulluar infrastrukturën. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button