Momenti emocionues! Efektivi policisë puth në faqe vogëlushin në protestë
E veçanta e kësaj proteste kundër shembjes së shtëpive në 4 zona të Tiranës, ishte dhe pjesmarrja e fëmijëve të vegjël. Ata u organizuan në grup dhe vizatuan thirrjet e tyre ndaj kreut të qeverisë në pankarta.
“Mos na i shembni shtëpitë, mezi i kemi ndërtuar”-kjo ishte thirrja e vogëlushëve. E teksa policia kishte vënë kordonin para ambjenteve të kryeministrisë, kamerat fiksuan momentin e veçantë kur njëri nga efektivët puthi në faqe të miturin të cilit do ti shembet shtëpia.








