Monolit i çuditshëm metali është zbuluar në shkretëtirën e Utah

Një monolit i çuditshëm metali është zbuluar në shkretëtirën e Utah nga një ekuipazh i helikopterit, duke befasuar autoritetet lokale. Zyrtarët panë objektin “e pazakontë” ndërsa numëronin dele gjatë një fluturimi në një zonë të largët juglindore të shtetit amerikan. Ata thanë se struktura ishte vendosur në tokë pranë shkëmbit të kuq. Nuk kishte asnjë tregues se kush e instaloi monolitin, i cili ishte i gjatë 3.6 metra. Departamenti i Sigurisë Publike në Utah publikoi ​​imazhe të objektit metalik në formë drejtkëndëshe dhe tha se autoritetet do të përcaktonin nëse do të hetohen më tej. Departamenti nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë të monolitit, nga frika se zbuluesit mund të përpiqen ta kërkojnë atë dhe mund të bllokohen, pasi terreni është i thyer. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësi për instalimin e strukturës, ndërkohë që patrulla e autostradës së Utah kërkoi ndihmë në rrjetet sociale për të kuptuar se çfarë është dhe nga kush u instalua.

LEXO EDHE:

Back to top button