Monroe Cannon, e bija e Mariah Careyt po ec në hapat e të ëmës

Monroe Cannon, e bija e Mariah Carey po ecën në hapat e së ëmës drejt suksesit dhe famës, duke e portretizuar një version të ri të yllit të hitit “We Belong Together”, në reklamën e markës së veshjeve “OshKosh B’Gosh”.

“Today is Someday” quhet fushata reklamuese që angazhon fëmijë për të personalizuar personazhet e famshëm të tillë si Mariah Carey, Muhammad Ali dhe Outkast dhe inspirimi i saj e ka burimin në synimet e fëmijërisë së disa prej artistëve më të famshëm.

Cannon shfaqet si e ëma në moshën 10-vjeçare, me qëllim që të nderojë fëmijërinë dhe ndikimin që Carey ka tek të rinjtë.

“Si një vajzë e vogël, isha i vendosur të realizoja ëndrrat e mia. Tani si nënë, më sjell kaq shumë gëzim kur shoh fëmijët e mi të realizojnë ëndrrat që mbajnë në zemrat e tyre”, ka deklaruar Mariah Carey.

Këngëtarja po kërkon të provojë diçka të re dhe kjo është arsyeja e vërtetë që ajo është ndarë me Roc Nation të Jay-Z, dhe kjo nuk ka të bëjë me ndonjë grindje personale.

Burime pranë tyre kanë treguar se Mariah preferon të punojë me një ekip më të vogël ku ajo ka mundësi që të ketë më shumë kohë personale.

Thuhet se në Roc, artistë si Mariah mund të kenë 20 ose më shumë njerëz që punojnë në ekipin e saj në departamente të ndryshme si marketing, rrjete sociale, muzikë, mallra, etj; dhe ajo thjesht ndjeu se ishte koha të dilte në ekip më intim.

Thuhet që ata në fakt vendosën disa muaj më parë për të përfunduar miqësisht marrëdhënien e biznesit që filloi më 2017.

LEXO EDHE:

Back to top button