Morena Taraku vazhdon t’i ekspozojë format joshëse, duket provokuese para pasqyrës

Dhe të njëjtën gjë, Morena e ka bërë edhe në postimin e radhës kur postoi një InstaStory me të cilën mori gjithë vëmendjen.

Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur nga Kosova numëron mbi 1.4 milion ndjekës, e të cilët i ‘argëton’, me postime provokuese, në të cilat çdo herë shihet e veshur me shumë shije dhe mjaft tërheqëse.

E njohur për format e saj, 28-vjeçarja u shfaq mahnitëse në disa poza para pasqyrës, ku u kujdes që fokusi të ishte pikërisht tek linjat e saj, ndërsa shihet e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë.

Morena përshtati pamjen me një palë sandale me ngjyrë të bardhë dhe një çantë të vogël dore, po ashtu të bardhë, ndërsa në kokë vendosi një kapele sportive të zezë.

Ndryshe, dje (e diel), këngëtarja bëri një postim tejet prekës, ku shihej e përlotur, ndërsa u shpreh se është tradhtuar nga personat e saj të afërt.

Taraku ndërkohë javë të fundit është përfolur për një lidhje të re dashurie me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini, por që dyshja ende nuk i kanë komentuar këto thashetheme.

LEXO EDHE:

Back to top button