Pas një periudhe të konsiderueshme iu kthye Kosovës për disa ditë.
E ky moment duket të ketë qenë ideal për hajdutët që të vjedhin në shtëpinë e Morena Tarakut në Turqi.
Ajo ka ndarë foto të bizhuterive të saj të shtrenjta që janë vjedhur.
Nervozen, Morena e ka pasur në kompleksin ku jeton i cili përkundër se konsiderohet luksoz dhe për të paguhet mirë, nuk ka ofruar sigurinë e pritur.
‘Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë’, është shprehur ajo.
Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht.
Pasdite, Morena ka treguar edhe të tjera foto nga vjedhjet ku shihen se i mungojnë bizhuteritë luksoze “Cartier”.
Mbi zhvillimin ka raportuar edhe televizioni i njohur turk “Show”.
Në edicionin informativ të pasditës janë shfaqur pamje nga rezidenca e Tarakut teksa është bërë e ditur edhe vlera e dëmit që kap shifër marramendëse.
Media në fjalë raporton:
“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi hynë, shkuan në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë.
Fillimisht i kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë
Ishin më shumë se 15 mijë dollarë cash, ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 10 milionë lira (340,000 euro)”.









