Mos po bëhen Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë?

Mesa duket familja e dy artistëve të njohur në vend, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të zgjerohet. Së fundmi në rrjet kanë lindur dyshimet e para se mos vallë këngëtarja bukuroshe ëshhtë shtatëzanë për herë të dytë.
Këto aludime erdhën pasi blogerja e njohur Vjosa publikoi një foto në Instagram ku dha lajmin e ëmbël që po pret një bebush. Në këtë postim vihet re urimi që Xhensila i ka bërë mikeshës së saj dhe përgjigja e blogeres nxiti këto dyshime në rrjet.
“Urime zemër”,  shkruan Xhensila në postimin e Vjosës.
“Urime edhe ty”, i shkruan blogerja, duke zbuluar kështu shtatzëninë e këngëtares.

Xhensila është mjaft aktive në palestër, gjë që na e dëshmon herë pas herë nëpërmjet postimeve të saj. Së fundmi ajo ka publikuar një video-mesazh që firma sportive “Nike” u dedikon të gjitha nënave që ushtrojnë aktivitet fizik edhe pse janë në një pritje të ëmbël, dhe mund të themi se kjo video na e shtoi dhe më shumë dyshimet.
Megjithatë, dyshja e njohur nuk kanë dhënë akoma asnjë deklaratë për t’iu përgjigjur dyshimeve të ndjekësve.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2018 dyshja u bënë prindër për herë të parë, dhe u bekuan me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

LEXO EDHE:

Back to top button