Mosmarrëveshjet me Sofjen, Zaev: Po bëjmë përpjekje, por ka çështje për të cilat nuk mund të negociohet

Brukseli pret nga Shkupi dhe Sofja më shumë përpjekje për t’i dhënë fund problemit maqedono-bullgar. KE po ashtu pret që shtetet anëtare të BE-së sa më parë të arrijnë marrëveshje për kornizën negociuese, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Komisioni Evropian

I INKURAJOJMË TË DY PALËT T’I VAZHDOJNË PËRPJEKJET
SHPRESOJMË QË TË ARRIHET MARRËVESHJE PËR KORNIZËN NEGOCIUESE

Ndryshe nga optimizmi me të cilin dje u paraqit kryeministri Zaev, sot ishte më i matur.

Bëjmë përpjekje. Deri në moment të fundit do të japim gjithë energjinë dhe mençurinë e mundshme, por e dini se ka çështje për të cilat askund në botë nuk negociohet dhe nuk do të negociohet as tek ne. (41:11-41:25) Por definitivisht ekziston mundësi serioze që të mos e kemi konferencën e parë ndër-qeveritare me BE-në – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Për shkak të mospjesëmarrjes së pushtetit dështoi edhe një herë iniciativa e opozitës maqedonase për ta unifikuar qëndrimin rreth problemit me Sofjen. As në seancën e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme nuk morën pjesë Ministri i Jashtëm dhe Zv/kryeministri për Çështje Evropiane. Në shenjë revolte, në vendin e parashikuar për Dimitrovin, VMRO DPMNE-ja e vendosi fotografinë e tij.

Kuvendi i bën apel të gjitha shteteve anëtare të BE-së, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian të sjellin vendim të pakushtëzuar për fillim të negociatave, me mbajtjen e konferencës së parë maqedono-evropiane -tha Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE.

Ndryshe, Sofja mbetet e palëkundur në qëndrimin se do t’i jep dritë jeshile fillimit të negociatave, vetëm nëse Shkupi pranon se gjuha dhe populli maqedonas kanë rrënjë bullgare. Hapësira për mbajtjen e takimeve të paralajmëruara dypalëshe po ngushtohet, teksa BE më 17 nëntor pritet ta miratojë kornizën negociuese për vendin.

Anesa Salihu

 

LEXO EDHE:

Back to top button