Ndotja e ajrit, 9 herë mbi kufijtë e lejuar

Ndotja e ajrit ka tejkaluar kufijtë normalë. Ndotja më e madhe mbrëmë ishte në Kavadar, nëntë herë mbi kufirin normal i grimcave PM 10. Ndotja në Gostivar ishte mbi shtatë herë, ndërsa në Lisiçe në Shkup gjashtë herë mbi nivelin e lejuar. Grimcat e rrezikshme në ajër ishin të pranishme gjatë tërë ditës.

“Këtë sezon, përveç nga Korona virusi, do duhet të mbrohemi edhe nga ndotja e ajrit. Grimcat e vogla PM në ajër shkaktojnë ndërlikime serioze si sëmundje malinje, frymëmarrje të rënduar, ndezje në mushkëri dhe kollitje”.

Autoritetet thonë se zgjidhje ka, por ajo është ende vetëm në letër. Marrja e shërbimeve të inspektorateve nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, që sipas Kryetarit të Shkupit është një nga zgjidhjet, mbetet vetëm se dëshirë. Edhe për opsionet tjera thuhet se do të ndërmerren masa.

Zgjidhja e transportit publik me çka do t’i dekurajojmë qytetarët t’i  përdorin makinat. Kur ta vendosim atë koncept, ndërsa jemi krejt në fund, diku pas vitit të ri do të shpallet prokurimi publik, dhe ajo do të zbatohet deri në fund të vitit 2021. Dhe komponenti i tretë dhe sipas meje më i rëndësishëm është ngrohja e organizuar e shtëpive’ deklaroi Petre Shilegov, kryetarë i Shkupit.

Jashtë të gjithë qytetarët thuajse janë me maska, para së gjithash për t’u mbrojtur nga virusi. Jo të gjithë janë optimistë se maska do t’i mbrojë nga ndotja e ajrit.

– A do të ju mbrojë maska nga ajri i ndotur? Jo.

Nuk di si t’ju them. Mia më mbron, nuk di për të tjerët. Ne jemi përgjegjës për veten tonë. Nuk duhet askush të presë nëse Qeveria duhet të ndërmarrë diçka, por secili duhet për vete.

Unë nuk jetoj këtu, jetoj në Radishan. – A është pastër atje? – Po, është më pastër. Nuk është si këtu.

Sipas analizës së Ministrisë së Ekologjisë, nëntorin e vitit të kaluar ndotja më e lartë ishte në Rektorat ku ishin matur 90 mikrogramë të grimcave PM. Në Lisiçe, ku dje ndotja ishte gjashtë herë më e lartë se sa e lejuara, vitin e kaluar nuk kanë punuar stacionet matëse. Këtë vit nuk punon stacioni matës në Rektorat.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button