Mot kryesisht i vranët dhe me shi, në viset malore borë

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kryesisht reshje shiu, ndërsa nëpër vende malore priten reshje të dëborës, të cilat gjatë natës do të zgjerohen edhe në vendbanimet në afërsi të vendeve malore. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesën veri-perëndimore, transmeton Alsat.

Do fryjë erë e lehtë në drejtimin jugor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 7 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup do të kemi mot të vranët dhe me mjegull, pasdite dhe gjatë natës priten reshje të shiut. Paradite do të fryjë erë në drejtimin jugor, kurse pasdite era do të ndryshojë drejtim, kryesisht në pjesën veri-perëndimore. Temperatura maksimale në Shkup do të arrijë 8 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button