Shtatzënia ka lënë pasoja te Sara Hoxha por ajo kërkon të mos e gjykojmë


Shumë shpejt, reperi Ledri Vula dhe bukuroshja Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë. Sara është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, ndërsa çifti ka zbuluar në mënyrën më të bukur se do të bëhen me vajzë.

Tashmë, Sara nuk e fsheh dot më barkun e rrumbullakosur dhe në Instagram s’mungojnë pozat e shumta ku vërehet qartë ndryshimi në trup. Madje, shtatzënia ka bërë të vetën dhe e ka lënë partneren e reperit me disa “pasoja”, siç është nepsi i paparë që ajo tashmë ka.

Vetë Sara ka treguar në një postim në InstaStory se është e aftë ta përfundojë e vetme një kuti me ëmbëlsira.

“Mund ta përfundoja këtë të gjithën vetë! Mos gjykoni”- shkruan ajo krahas postimit.

LEXO EDHE:

Back to top button