Moti sot me vranësira dhe erë

Moti sot do të jetë i ftohtë dhe me erë, gjatë ditës do të ketë vranësira me erë të përforcuar në pjesën veriore.

Në pjesën perëndimore dhe në veri të vendit në ambientet malore do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës, ndërsa nëpër lugina priten reshje të dobëta të shiut, njoftojnë nga Instituti Hidrometerologjik.

Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 5 deri në 3, ndërsa temperatura maksimale nga 4 deri në 11 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm edhe në Shkup. Do të ketë reshje të dobëta të shiut në pjesët më të larta të rajonit. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijë 6 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button