MPB: Mbi 20 mijë kundërvajtje rrugore u regjistruan gjatë korrikut

Gjatë muajit korrik, policia ka regjistruar gjithsej 21 mijë shkelje në komunikacion. Nga numri i përgjithshëm i fletëpagesave të lëshuara, mbi 4 mijë kundërvajtje kishin të bënin me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes, njofton Ministria e Brendshme. Për menaxhim të pakujdesshëm të automjetit, nga liria u privuan 496 persona, prej të cilëve 81 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 373 për vozitje pa patentë shoferi, 25 për shkak të ndalesës së shqiptuar më parë, tre për tejkalim shpejtësie brenda vendbanimit, 13 jashtë vendbanimit dhe një person për vozitje në drejtim të ndaluar. Në të njëjtën periudhë janë konfiskuar 332 automjete./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button