MPB: Nga e hëna do të lehtësohet procedura e marrjes së pasaportave

MPB: Nga e hëna do të lehtësohet procedura e marrjes së pasaportave

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga e hëna do të lehtësohet procedura e marrjes së pasaportave në pikën e fotografimit në RTVM dhe Prolet në Shkup. Sipas MPB-së, qytetarët, pasaportat e të cilëve janë gati do të informohen përmes SMS porosive për t’i tërhequr ato.

Ndërsa mund të kontrollojnë edhe në faqen e internetit mvr.gov.mk nëse dokumenti është gati. MPB-ja apeluar qytetarët që të mos u drejtohen sporteleve të MPB-së në këto dy pika nëse nuk kanë marrë porosi. Ndërsa në pikat e tjera në Shkup dhe qytete të tjera procedura vazhdon sikurse deri më tani.

Nga ana tjetër Ministria e Brendshme ka njoftuar qytetarët se në pajtim me vendimin e fundit qytetarët nuk paguajnë për ekzemplarët për patentë shoferi dhe leje të qarkullimit, por pagesa e taksës administrative është e patjetërsueshme për shkak se Ligji për taksat nuk ka ndryshuar.

MPB-ja paralajmëroi se do të propozohen ndryshime ligjore me qëllim që as taksa administrative të mos paguhet.

LEXO EDHE:

Back to top button