MPPS-ja nuk jep detaje për pensionimin e detyrueshëm


Propozim- ndryshimet në Ligjin për pensionim nuk janë gati, kështu që, pa përgjigje konkrete nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) mbi njoftimet për pension të detyrueshëm për gratë me 62 vjeç dhe për burrat me 64 vjeç. Ministrja e re e Punës, Jagoda Shehpanska nuk dha deklaratë para kamerës pasi ishte në seancën e parë të qeverisë, kështu që morëm përgjigje me shkrim në pyetjet tona. Dhe në vend të detajeve, ministria përkatëse vetëm na tha se këto ndryshime janë pjesë e Programit të punës së Qeverisë dhe ndryshimet në Ligj do të miratohen nga Kuvendi në periudhën e ardhshme.

“Ndryshimet parashikohen me Programin e punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që duhet të zbatohet në periudhën e ardhshme”, thonë nga Ministra e Punës dhe Politikës Sociale.

Kryeministri Zoran Zaev tashmë i ka paralajmëruar këto ndryshime të propozuara disa herë kurse dje doli me numër specifik se nga fillimi i vitit të ardhshëm mbi 10 mijë të punësuar menjëherë do të dalin në pension. Në publik u shtrua çështja, nëse veprimi i këtillë do ta rëndojë edhe më shumë Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor ose do të jetë në gjendje ta përballojë financiarisht presionin e rritjes së madhe të numrit të pensionistëve të ri. Dje, kryeministri pohoi se likuiditeti i Fondit është në nivel të mirë gjegjësisht të ardhurat janë rritur në krahasim me vitin e kaluar. Të dhënat zyrtare thonë se në korrik të këtij viti, pension kanë marrë gati 325 mijë persona. Sipas shpenzimeve të parashikuara për pensione për vitin e ardhshëm, nga arka e shtetit duhet të ndahen pak më shumë se 1 miliard euro nga buxheti i përgjithshëm i parashikuar që arrin në 3,9 miliardë euro. Ndryshe, FMN dhe Banka Botërore kanë deklaruar disa herë nëpër raportet e tyre se mosha e pensionit në vend duhet të rritet.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button